Ilustrim

Testimet në Beograd, dy të infektuar nga Mitrovica Veriore

Dy qytetarë nga Mitrovica Veriore kanë dalë pozitiv në testet e kryera sot në Beograd.

Kallxo.com ka siguruar një dokument ku shfaqen rezultatet nga pesë mostra të qytetarëve nga Veriu i Mitrovicës. Aty shihet se dy mostra kanë dalë positive. Bëhet fjalë për një 43 vjeçare dhe një 47 vjeçar.  Mediat në Mitrovicën Veriore kanë cituar mjek tek thonë se gjendja e pacientëve është stabile.  Ky është rasti i tretë i të infektuarve nga komuniteti Serb në Kosovë.

Dje një qytetar serb nga rrethi i Lipjanit u diagnostifikua me virusin.

Deri më tani në Kosovë janë regjistrua 91 persona të prekur nga virusi.