Shembet një pjesë e një rruge në lagjen "Kalabria" në Prishtinë

Në gjendje të mjerueshme është një rrugë në lagjen “Kalabria” në kryeqytet.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje të kësaj rruge, e cila përveç që është e paasfaltuar, një pjesë e saj edhe është shembur dhe gati është bërë e pakalueshme.