Lottery

SHBA, një person fiton 1.58 miliardë dollarë në llotari

Një biletë llotarie në Florida është përputhur në çdo numër për fitimin të llotarisë Mega Millions prej 1.58 miliardë dollarësh (1.18 miliardë funta, e treta më e madhja në histori të SHBA-së.

Bileta fituese ishte shitur në një supermarket në Neptune Beach në veri të Floridës.

Shanset për të fituar vlerësohen të jenë një në 300 milionë.

Numrat fitues ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe një “mega top”  14.

Identiteti i fituesit nuk është bërë ende i ditur. Ligji i Floridës urdhëron që fituesit që fitojnë 250,000 dollarë ose më shumë, të përjashtohen nga identifikimi në publik për 90 ditë nga data në të cilën pretendohet të jetë fituar çmimi.

Por, Lotaria e Floridës duhet të zbulojë emrin e fituesit, qytetin e vendbanimit dhe shumën e fituar për çdo palë të tretë që kërkon informacion.

Adresat e rrugëve dhe numrat e telefonit mbahen konfidenciale.

Pagesa e plotë prej 1.58 miliardë dollarësh shpërndahet gjatë rrjedhës së 30 viteve.

Fituesit që kërkojnë fitimet e tyre përnjëherë, marrin rreth 783 milion dollarë. Paratë i nënshtrohen taksave federale dhe taksave shtetërore në shumë pjesë të SHBA-së. BBC

Përgatiti: Ardita Zeqiri