SHBA, mjeku Ilir Hoxha shpjegon pse mjeket gra hezitojnë të kryejnë lindje me prerje cezariane

Gazeta New York Times ka publikuar një studim, i cili tregon se obstetret janë më pak të prira se kolegët e tyre të gjinisë mashkullore që të kryhen lindje me prerje cezariane.

Sipas studimeve që përdorin kritere sikur pozita e fetusit, gratë mjeke do të vendosnin më pak për lindje me prerje cezariane sesa kolegët e tyre të gjinisë tjetër.

Foshnjet me moshë të ngjashme gestacionale, për shembull, do të lindnin më shumë me prerje cezariane nëse gjatë lindjes do të ishin në detyrë obstetër burra.

Sipas NYT, në një rast të tillë mjeket (gra) për 40 për qind do të ishin kundër lindjes me prerje cezariane për dallim nga kolegët burra.

Po ashtu, një përqindje e përafërt është edhe në rastet kur nënat do të kërkonin lindje me prerje cezariane pa pasur nevojë mjekësore për këtë.

Pse ekzistojnë këto dallime është e paqartë.

Mirëpo, autori kryesor, dr. Ilir Hoxha, një profesor asistent në Dartmouth, sugjeroi që gratë mund të jenë më të ndjeshme ndaj nënës në një moment të vështirë. Ndërsa, mjekët burra në përgjithësi janë më të prirur të përdorin procedurat.

Sipas tij, kjo për shkak se, në Shtetet e Bashkuara, burrat u kanë frikën më shumë çështjeve gjyqësore.

Megjithatë, dr. Hoxha tha se nuk mund t’i konfirmojnë këto shpjegime. “Këto janë gjëra që mund të jenë çështje për hetime të mëtejshme”, tha ai.

Por, ai tha, “Ne nuk mund t’i konfirmojmë shpjegimet. Këto janë gjëra që mund të jenë çështje për hetime të mëtejshme “.