Rrokulliset autoambulanca në rrugën Tiranë-Lezhë, 4 të lënduar

Një ambulancë është aksidentuar në autostradën Tiranë-Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.

Mësohet se ambulanca e spitalit të Rrëshenit po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Lezhës, por drejtuesi ka humbur kontrollin në një kthesë duke përfunduar e rrëzuar në tokën anës rrugës.

Pamjet nga aksidenti mund t’i gjeni KËTU.

Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur një infermier dhe tre të moshuar, mes tyre njëra ishte pacientja dhe dy të tjerë shoqëruesit e saj.

Gjendja e të lënduarve nuk dihet ende.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, në fshatin Markatomaj, shtetasi V. T., duke drejtuar automjetin me shërbim ambulancë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, janë demtuar shtetasit F. Gj., 34 vjeç, infermier në Spitalin Rajonal Lezhë dhe shtetasit N. T., 77 vjeç, M. T., 74 vjeçe dhe M. P., 73 vjeç (pacientë në autoambulancë). Të 4 shetasit po marrin ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Lezhë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vijim, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. T. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë. / Top-Channel