PrintScreen nga spoti i Listës Serbe në Youtube

Rritet Lista Serbe

Rezultatet e fundit të zgjedhjeve flasin për rritje të numrit të votuesve për listën Srpska.

Sipas rezultateve të KQZ-së nga radhët e komunitetit serb, partia e Slavko Simic është rritur, ndërsa partia e Nenad Rasic është zvogëluar në vota.

Në KQZ potencohet se lista Serbe është rritur për 3 mijë vota nga 38 mijë sa kishte në 2014-tën në 41 në zgjedhjet e fundit

Sipas të dhënave të KQZ-së Partia tjetër  Demokratike Progresive e Nenad Rasic është zvogëluar për mbi 4 mijë vota.  Në zgjedhjet e fundit Rasiç ka marë 1 mijë 590 vota ose 4 mijë e 383 vota më pak se në zgjedhjet e 2014-tës

Deputetët nga radhët e partive Serbe kanë rol pothuajse vendimtarë në themelimin e qeverisë së vendit.

Në mandatin e kaluar lista Srpska kishte 9 deputet