Aleksandar Vuçiq pranohet në spital

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pranua dje në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit, 49 vjeçari u pranua në Akademinë Mjekësore Ushtarake dje pasdite për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Vuçiq u bë kryeministër në vitin 2014 dhe u zgjodh president në vitin 2017, transmeton rtv21.tv.

Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2012./21Media