Foto: Ilustrim

Rahovecasi 33 vjeçar vdes nga COVID-19

Një 33 vjeçar ka vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut.

“Tronditës lajmi për vdekjen e parakohshme të të riut Çlirim Morina nga Xërxa. Çlirimi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si djalë me vlera të larta njerëzore. Familjes Morina, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Çlirimin, ngushëllimet më të sinqerta, kurse anëtarëve të tjerë të familjes Morina u dëshiroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Latifi.

Gjatë ditës në Kosovë janë regjistruar 162 raste të reja me COVID-19. Nga të infektuarit sipas IKSHPK-së, 10 kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit.