Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Qeveria Kurti pritet të marrë sot vendim për masa të reja reciprociteti me Serbinë

Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti pritet që sot të vëjë në votim një propozim vendim  mbi masa shtesë të reciprocitetit ndaj Serbisë.

KALLXO.com mëson se propozim-vendimi i ri parasheh që në marrëdhëniet tregtare me Serbinë të ndalohen dokumentet për produkte bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve ose përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

Pika tjera të këtij vendimi parashihet të jenë ndalimi i dokumenteve që përmbajnë emra të vendeve në Republikën e Kosovës por nuk përmbajnë emrin e shtetit, si dhe i referohen Republikës së Kosovës përveç me emrin Republika e Kosovës.

Gjithashtu, siç mëson KALLXO.com, me të njëjtin vendim do të ndalohet që dokumentet për produkte bujqësore dhe industriale që përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë ose sovranitetin e Republikës së Kosovës ose trajton Republikën e Kosovës si të pabarabartë.

Më 1 prill qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kryeministri Kurti vizitë Doganës, njoftohet për zbatimin e reciprocitetit