Punime për siguri të sistemit energjetik, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të zhvillohen nesër për siguri të sistemit energjetik në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Pejës

1.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Policia (kodi: 53000010) prej orës 11:30 deri në ora 12:30

Vendet: Agjencioni i Regjistrimit.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

2.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Juniku (kodi: 53000007) prej orës 13:30 deri në ora 14:30

Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polanë, Poberxhë, Prilep, Rastavicë, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.

Nga TS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet:

Dalja 10 kV ONIX (kodi: 50052006) prej orës 11:30 deri në ora 13:00

Vendet: Banja, Dobrusha, Lubovë, Orobert, Kaliqan, BRRE Onix Solar.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm në  Orrobërdë.

Rajoni i Gjakovës

1.

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dragobili (kodi: 82082006) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: rr.605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumator), rr.557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë.

Arsyeja: Ndërrimi izolatorëve, përforcimi i përçuesve nëpër fusha.

Rajoni i Prizrenit

1.

Nga TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Krusha (kodi: 30034011) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, bizneset: Seperacioni “10Maji”, Seperacioni “Agimi”, Separacioni “Isa Rexhepi”, Seperacioni “Arbëria”, Seperacioni “Kag-Asfallt” dhe N.P.T “Soni-Com”.

Arsyeja: Ndërrimi i izolatorëve dhe përforcimi i përçuesve nëpër fusha.

2.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Kamenica (kodi: 31000029) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Lagjja e Gurishti, Petrova dhe Lagjja Arbana.

Arsyeja: Shkarkimi i daljes 10kV Kamenica me LP e ri të ndërtuar.