Propozohen pesë prorektorë në UP, tri prej tyre gra

Senati i ri i Universitetit të Prishtinës sot gjatë mbledhjes së parë ka propozuar pesë kandidatë për prorektorë, tri prej të cilëve janë gra.

Rektori i UP-së Naser Sahiti informoi se kandidatët e propozuar për prorektorë janë: Mimoza Ibrani për mësimdhënie dhe çështje me studentë; Albulena Blakaj për bashkëpunim ndërkombëtar; Mihane Berisha për buxhet dhe financa; Kurtesh Berisha për kërkime shkencore dhe Naser Zabeli për zhvillim të cilësisë.

“Aspekti gjinor është shumë i mirë i përfaqësuar. Nuk i kam propozuar tri gra për ta tejkaluar kuotën gjinore sepse edhe me dy ishte plotësuar por mendoj që janë meritore në punën e tyre”, tha rektori Sahiti.