Promovohet romani 'Aura' i shkrimtares Kaltrina Pacolli

Shtëpia botuese “Rrelos” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtarë “Pjetër Bogdani” në Prishtinë romanin “Aura”, të autores Kaltrina Pacolli.

Romani “Aura” është libri i dytë i Kaltrina Pacollit, pas atij me poezi “Nëse një ditë unë të mungojë”, libër i cili është pritur mirë nga lexuesit dhe dashamirët e fjalës së shkruar.

Romani “Aura” është një përshkrim i një realiteti të kohës moderne, i ndërthurur me personazhe sa aktive dhe interesante, po aq edhe me karaktere të ndryshme.

Studiues të letërsisë ka thënë me këtë rast se libri është i shkruar në atë mënyrë që sjellë një emocion të veçantë gjatë leximit.

Ndërkaq autorja e librit duke folur para audiencës ka thënë se libri i saj është një dritë të cilën ajo po e shpërndan për inspirim dhe vullnet.

“Aura’, është një dritë që vjen pak para furtunës. Pak para ndjenjave që kanë me ditë më të shemb, më të rrëzu,  por prapë janë paralajmërime. ‘Aura’ ime është një ditë që unë dua me shpërnda për inspirim dhe vullnet”, ka thënë autorja Pacolli.

Ndërkaq, Esat Vatovci, poet dhe kritik letrar i letërsisë ka thënë se “Aura” është një përshkrim i një realiteti të kohës moderne, i ndërthurur me personazhe sa aktive dhe interesante, po aq edhe me karaktere të ndryshme dhe të forta, të cilat shkojnë përtej imagjinatës.

“Ngjarja e përshkruar në roman ndodh në një kohë kur lidhja mes dy kryeprotagonistëve të romanit fillon të merr një kahje krejt pozitive duke u larguar të gjitha barrierat që kanë mundur të pengojnë apo ta stopojnë lidhjen e tyre”, ka thënë ai.

Kures studiuesi Florim Shatrolli, redaktor i librit ka potencuar se romani “Aura” është trajtuar mbi realen e kohës, duke përdorur logjikën e thellë të të trajtuarit si temë, duke përdorur jetën dhe përpjekjen e thjeshtë për të qenë të lumtur dhe të shfaqje së dashurisë, ku kjo ka uljet dhe ngritjet e saj.

“Përdorimi i figurave dhe formës stilistike dhe estetike, përmes ngjyrimeve artsitike për ti dhënë rol dhe rëndësi imagjinatës dhe trajtimit të madhores, asaj që është e shprehur përmes personazheve siç është Adami dhe Erika”, ka thënë redaktori i librit, Florim Shatrolli.