Prokurori jep detaje për aksidentin në Deçan, thotë se nuk ka të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Prejlep të Deçanit

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes

Sipas informatave të fundit të siguruara nga prokurori qe ka dalë në vendngjarje, dy shoferët kanë pësuar lëndimë qe dyshohet të jenë të rënda.

“Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur njëra nga veturat ka hyrë në tejkalim duke i zënë rrugën veturës tjetër” tha prokurori Qavolli.

Prokurori shtoi se nuk ka dëshmitar lidhur me rastin, por që do të shikohen kamerat që mbulojnë atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti.

 

(FOTO) Aksident në një fshat të Deçanit, dyshohet për të vdekur