Prodhuesit e mjedrave i ankohen ministrit Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe Shoqata Nacionale e Mjedrave “Mjedra e Kosovës” në një takim të përbashkët kanë vendosur që fermerët të cilët  ju është zvogëluar sasia e deklaruar  gjatë aplikimit në Agjencioni e pagesave, do t’u rregullohen kërkesat për subvencione.

“Në lidhje me këtë çështje bashkarisht është vendosur që fermerët të cilët konsiderojnë që kanë probleme të tilla, dhe kanë dëshmit me të cilat vërtetohen ankesat e tyre, duhet që deri më 09.12.2020 në ora 16:00, t’i lajmërohen në emailin e shoqatës [email protected]  apo në pikat grumbulluese ku fermeri i ka dorëzuar mjedrat. Në njerën prej adresave të cekura më lart fermerët duhet t’i ofrojnë këto të dhëna: Emri dhe Mbiemri, NIF-I, sasia e deklaruar dhe e  pranuar nga Agjencioni i pagesave – AZHB (diferenca e mos pranuar).”, thuhet në postimin e  Shoqatës Nacionale të Mjedrave.

Tutje, thuhet se Mustafa është zotuar se te gjitha ankesat e fermerëve lidhur me këtë çështje do të shqyrtohen me kujdes dhe të gjithë ata fermerë të cilët kanë dëshmi për sasitë e dorëzuara në pika grumbulluese do të trajtohen në pajtim të plotë me rregulloren e subvencionimit.  Po ashtu, bashkarisht  u pajtuam që edhe fermerët të cilët kanë manipuluar me sasitë e dorëzuara do të identifikohen dhe sanksionohen konform dispozitave ligjore në fuqi.