Prishtinë, konfiskohen 705 euro të falsifikuara

705 euro janë konfiskuar nën dyshimin se janë deponuar si para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë.

“Më 25.06.2024 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka raportuar se në bankë janë deponuar para të falsifikuara. Parat e falsifikuara, rreth 705 euro janë konfiskuar”- thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas organeve të rendit, rasti është nën hetime.