Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që u raportua i zhdukur

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e qytetarit me iniciale N.O., i lindur në vitin 1963 banues në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, i cili u raportua i zhdukur.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se N.O., është raportuar i zhdukur më 4 maj dhe që nga ajo ditë janë intervistuar persona të ndryshëm, janë kontrolluar hyrjet-daljet e të gjitha pikave kufiatare si dhe janë kryer kërkime në zona që personi kishte frekuentuar.

Ndërsa dje ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë Policia e Kosovës, FSK dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me personin e raportuar të zhdukur Policia bën thirrje që ta njoftojnë atë në numrin 192.