Policia jep detaje për personat me COVID-19 që shitën fidane në Krushë të Madhe

Dy personat nga Malisheva të cilët dolën pozitivë pas testimit për COVID-19, e të cilët kishin shitur fidane në Krushë të Madhe të Rahovecit, kanë qëndruar në stacionin policor në Gjakovë për 48 orë.

Sipas zëdhënësit të Policisë në Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, është bërë dezinfektimi i dhomave ku kanë qëndruar të dy personat.

Po ashtu, të dy, pas ndalimit, janë liruar dhe janë kthyer në karantinë në Malishevë.

“Dy persnat kanë perdorë rrugë dytësore, i ka zënë Policia dhe kanë qëndru 48 orë në ndalim, pastaj kur kanë dalë pozitivë janë kthyer prapë në krantinë në Malishevë. Është bërë edhe dezinfektimi i dhomave të ndalimit në objektin e stacionit policor në Gjakovë. Për më shumë pyetni Institutin e Shëndetësisë sepse besoj ata kanë ndërmarrë veprimet tjera për izolimin e personave tjerë qe kanë pasur kontakte me të”, ka thënë Xhurkaj.

KALLXO.com raportoi se rreth 20 persona nga Krusha e Madhe kanë pasur kontakt me 2 personat nga Malisheva.