Plagosja e kryeministrit sllovak, reagon kryediplomatja Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua me armë zjarri, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.

Gërvalla i ka uruar shërim të shpejtë, duke shtuar se autorët duhet të ndëshkohen.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen” – ka shkruar kryediplomatja kosovare në “X”, më 15.05.2024.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot, më 15.05.2024, se është qëlluar me armë zjarri kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua përpara një ndërtese në Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Ai është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.

Për plagosjen e kryeministrit sllovak raportuan mediat ndërkombëtare si: BBCReutersThe GuardianThe Associated Press.