Foto: Ilustrim

Pejë, avokati akuzohet se detyroi të dëmtuarin të deklarojë rrejshëm në Prokurori

Një avokat nga Peja po akuzohet se ka nxitur një burrë që të deklarojë rrejshëm te organet e drejtësisë në lidhje me një klient të tij.

Fillimisht, Prokuroria e Pejës kishte urdhëruar arrestimin e G.G. dhe B.Th nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, këta të dy si teknikë për kontrollin e humbjeve në kompaninë “KEDS”, dega në Pejë, pas marrëveshjes paraprake mes tyre kanë kërkuar dhe pranuar shumën prej 200 euro nga i dëmtuari.

Prokuroria tani gjithashtu ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit me inicialet M.K nën pretendimin se ai kishte kanosur dhe ofruar dhurata me qëllim që ta nxisë të dëmtuarin që i njëjti ta ndryshojë deklaratën e dhënë në Policinë e Kosovës dhe të deklarohet rrejshëm në Prokurori dhe Gjykatë, kinse i pandehuri B.TH nuk ka të bëjë me veprën penale “Marrje ryshfeti”.

KALLXO.com ka raportuar për arrestimin e zyrtarëve të KEDS-it.

Pejë, arrestohen dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti