Foto-ilustrim

Pejë, arrestohen dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

Dy punëtorë të KEDS janë arrestuar për veprën penale – marrje ryshfeti.

Prokuroria e Pejës po pretendon se ata janë zënë në flagrancë nga Policia.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtari për informim i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po, janë arrestuar dy punëtorë të KEDS-it në Pejë për marrje ryshfeti. Ata janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës. Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh”,  tha Nikçi për KALLXO.com.

Sipas burimeve të KALLXO.com, këta punëtorë kanë qenë në detyrë si teknikë për kontrollin e humbjeve në KEDS- Pejë.