Ilustrim

Pamje nga vendi ku u vra nga Policia i kërkuari për tentim vrasje

Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zonën në vendin ku rreth orës 19:30 gjatë një përleshjeje me armë zjarri me policë mbeti i vrarë B.Sh. i njohur me nofkën “Qorri”.

Policia ka njoftuar se personi që mbeti i vrarë në përleshjen e armatosur po kërkohej që një kohë të gjatë për tentim vrasje.

Në vendin e ngjarjes, në Lagjen e Trimave, Policia ka rrethuar me shirita vendin ku ka ndodhur incidenti.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala dhe drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Faton Alija.

Gazetari i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe nga atje sjell pamjet në vijim.