Pamje nga thellësia e detit, peshqit ‘gllabërojnë’ balenën e ngordhur

Një ekip i hulumtuesve u penguan nga një një skelet i një balene, teksa po xhironin live nga thellësitë e detit.

Videoja  e publikuar në CNN shfaq një shumëllojshmëri të krijesave të detit që po ushqeheshin në të.

Ata ishin të mahnitur nga ajo që panë, trupi i kësaj balene gjendej rreth 1005 m në thellësi, duke u shndërruar në burim ushqimi për krijesat e tjera.

Ky skelet u has në  bregdetin e Kalifornisë dhe sipas hulumtueseve ky trup ishte i gjatë rreth 5 metra.

Ky skelet kishte tërhequr një numër të madh krijesash duke përfshirë: oktapodët,një lloj peshku të quajtur “grenadier”, gaforret, dhe krimba që hanë eshtra, të njohur si “Osedax”.

Këto organizma mund të jetojnë shume vite nga ushqimi që marrin prej trupit të balenës së ngordhur.

Përgatiti: Ardita Zeqiri