Pamje nga stuhia e breshërit që goditi Spanjën para disa ditësh - VIDEO

Një stuhi breshëri e papritur që goditi rajonin e Katalonjës të Spanjës para tri ditësh, la të vdekur një fëmijë dhe lëndoi rreth 50 persona të tjerë, raportoi Reuters.

Pamjet e publikuara tregojnë breshërin me madhësi të një grushti deri në 10 centimetra në një zonë rreth fshatit La Bisbal d’Emporda.

Breshëri filloi të binte ndërkohë që një grup po luante një loje letrash në një tarracë të mbuluar me kanavacë në një hotel lokal, duke shkaktuar kaos në vendin e ngjarjes, tha muzikanti Sicus Carbonell për Reuters.

Kockat e thyera dhe mavijosjet ishin lëndimet më të zakonshme të shkaktuara nga breshëria e papritur. Një vajzë 20-muajshe vdiq pasi një prej copëzave të breshërit e ka goditur në kokë.

Breshëri që goditi Katalonjën të martën ishte më i madhi i shënuar në Spanjë që nga viti 2002, tha agjencia meteorologjike katalonase Meteocat. Stuhitë që prodhuan breshrin u shkaktuan nga një front i ftohtë që i afrohej Evropës Perëndimore nga Oqeani Atlantik./WashingtonPost