Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Pamje dhe foto nga vendi ku ndodhi vrasja në Prishtinë

Policia e Kosovës ende ndodhet në lagjen “Dardania” në Prishtinë, aty ku rreth orës 12:00 ka ndodhur një vrasje.

KALLXO.com sjell pamje dhe fotografi në të cilat shihet se përveç Policisë në vendin e ngjarjes është edhe Njësia e Forenzikës.

Foto: KALLXO.com

Sipas policisë i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.

Borovci po ashtu ka konfirmuar se deri më tani është bastisur banesa e të dyshuarit për vrasje, mirëpo ai nuk është gjendur aty.

Borovci për KALLXO.com ka konfirmuar se 100 metra larg vendit të ngjarjes në një kosh të plehrave është gjetur edhe revolja me të cilën dyshohet se është kryet krimi.