Numri i të shëruarve sot nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sot se 24 persona janë shëruar nga COVID-19.

Deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 871.

Ndërkohë që numri i të infektuarve nga ky virus është rritur me 19 raste të reja duke e dërguar numrin në 1142.

Kurse rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë