Nga këto komuna vijnë rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka nxjerrë rezultatet e testimeve të sotme ku kanë rezultuar 113 raste të reja me COVID-19.

Nga 266 mostra të marra, sot pozitivë me COVID-19 kanë dalë 113 raste.

Më së shumti të infektuar gjatë ditës së sotme kanë dal në Prishtinë, pastaj në Ferizaj, Gjilan, Prizren e kështu me radhë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

IKSHPK ka njoftuar se në Kosovë momentalisht janë 1 mijë 293 raste aktive ndërsa 1 mijë e 644 raste janë shëruar.