Foto: REL

Nesër zv.kryeministri Bislimi dhe ministrja Nagavci vizitojnë Luginën e Preshevës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, nesër do ta vizitojnë Luginën e Preshevës.

Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Bislimi e Nagavci do të zhvillojnë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, pastaj me deputetin e Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberin, e me krerët e Komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, ata do të vizitojnë shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Zëvendëskryeministri dhe ministrja do të kenë një drekë pune me liderët politikë të Preshevës dhe takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara.