Në lokacionet e dy të dyshuarve për spiunazh sekuestrohen edhe armë e gazmaska ushtarake

Dy të dyshuarve shqiptarë të arrestuar për spiunazh, B.Sh dhe M.Q, u janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

Një informacion të tillë shtesë në lidhje me arrestimin e dy të arrestuarve në Ferizaj më 05.06.2024, e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia njoftuar se gjatë kontrollit në lokacionin e të dy të dyshuarve janë sekuestruar këto dokumente dhe pajisje si prova materiale.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. 

Njëri nga ta, B.Sh. ishte pjesëtar i Doganës së Kosovës deri në vitin 2004, kur edhe ishte shkarkuar për shkak të komunikimit të paautorizuar me mjetet e informimit masiv, kurse tjetri me inicalet M.Q. sipas burimeve të KALLXO mka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës deri në vitin 2011.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me njërin nga të arrestuarit e sotëm për spiunazh, duke thënë se i arrestuari me inicialet B.Sh. është pushuar nga puna nga Dogana 20 vite më parë e që nga atëherë ky person nuk ka lidhje me këtë institucion.

Arrestimi i tyre, sipas Prokurorisë Speciale, ishte bërë pas një faze hetimi disamujore, e bastisje ishin realizuar në dy lokacione.

Nga zyra e Kryeprokurorit u konfirmua për KALLXO se Prokuroria Speciale do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme brenda afateve ligjore.

Kodin Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale e spiunazhit hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ai renditet në nenin 124 të këtij Kodi dhe nënkupton disa situata ku ndër to është; kur sekreti shtetëror i komunikohet, dorëzohet, apo i bëhet i arritshëm shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre.

Sipas kësaj, dënueshmëria minimale është 5 vjet burg, kurse maksimale është 12 vjet.