ilustrim: Naser Fejza

Moti sot – me diell dhe vranësira të pjesshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka paraparë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit mund të kenë zhvillim të hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj qytetarët udhëzohen të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse (kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.