Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dielën do mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Sipas IHK-së, kjo situatë stabile meteorologjike vije si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.