Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,  sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira,  të cilat vende-vende, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen të sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri 32 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shënim: Artikulli është edituar më 08.06.2024, ora 10:54.