Moti për sot

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka parashikuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryresisht i kthjellët dhe me vapë.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 28 deri në 30 gradë Celsius.

“Prezenca e lartë e lageshtise se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara.Indeksi UV do të jetë shum i lartë ,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindj” – thuhet në parashikimin e Institutit.