Moti nesër me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin e ditës së diel.

Sipas këtij instituti, temperaturat do të bien ndërsa pritet që të bie edhe shi.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi i përcjellur edhe me zbrazje elektrike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.