Mot pranveror gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e  motit për pesë ditët e ardhshme në vend.

Sipas njoftimit, java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror.

“Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik. Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës”, vijon njoftimi.

IHMK-ja thekson se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.