Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mot i mirë edhe në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të kemi mot me diell dhe diku me mjegull e ngrica të dobëta.

Temperaturat pritet të lëvizin nga ajo minimale në 0 gradë celsius deri në atë maksimale prej 18 gradë celsius.

“Moti për dy ditë 26-27.02.2021. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare,” thuhet në njoftimin e IHK-së.