Mjekë dhe infermierë shqiptarë nisen drejt Italisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale imazhet e grupit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria që janë nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë për të ndihmuar ekipin mjekësor vendas për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria janë përcjellë nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu në misionin e tyre humanitar në vendin fqinj, i cili është goditur rëndë nga pandemia.

“Rrugë të mbarë ekipit të mjekëve dhe infermierëve tanë që sapo u nisën drejt Italisë mike për të ofruar kontributin në këto ditë të vështira”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

Poashtu, Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të kthehen në Shqipëri shtetasit e bllokuar në Itali./A2News