Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. Foto: Wikimedia/Departamenti amerikan i Shtetit.

Ministri i Jashtëm rus pritet të takohet me homologun e tij ukrainas

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Takimi do të mbahet ndërkohë që Rusia vazhdon me pushtimin e saj në Ukrainë, raporton BBC. 

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.

Brenda pak orësh pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve mes negociatorëve ukrainasë dhe atyre rusë.

Sipas zyrtarëve ukrainasë, takimi do të fillojë në orën 16:00 me kohën lokale të Kievit. 

Sot është dita e dymbëdhjetë e luftës në Ukrainë. 

Luftimet janë intensifikuar edhe më shumë për shkak të bombardimeve të caqeve civile dhe ushtarake në Ukrainë nga forcat e armatës ruse. 

Numri i të ikurve dhe të përndjekurve ukrainas nga Ukraina ka arritur në rreth 1.7 milionë.

Kjo është lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë.