Mbrojtësit e të drejtave të abortit dhe demokratët shënojnë fitore në zgjedhjet në SHBA

Demokratët dhe mbrojtësit e të drejtave të abortit në SHBA shënuan një sërë fitoresh elektorale të martën, duke përfshirë shtetet në Ohio dhe Kentucky, një sinjal i hershëm se të drejtat riprodhuese mbeten një çështje e fuqishme për demokratët përpara garës presidenciale të vitit 2024.

Në Ohio, një shtet që votoi për republikanin Donald Trump me 8 pikë përqindje në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, votuesit miratuan një amendament kushtetues që garanton të drejtat e abortit, sipas  projekteve të Edison Research.

Rezultati zgjati një seri të pamposhtur për avokatët e qasjes së abortit që nga vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së vitin e kaluar për ta rrëzuar vendimin e saj të vitit 1972 Roe kundër Wade dhe duke e eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për t’i dhënë fund shtatzënive.

Në Virxhinia, demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave legjislative, sipas Associated Press. Rezultati ishte një qortim për guvernatorin republikan Glenn Youngkin, i cili bëri fushatë të fortë për kandidatët republikanë dhe u përpoq t’i bashkonte ata rreth propozimit të tij për ta ndaluar shumicën e aborteve pas 15 javësh të shtatzënisë.

Dhe në Kentaki, guvernatori demokrat Andy Beshear fitoi një mandat të dytë katërvjeçar, projektoi Edison, duke e sfiduar prirjen konservatore të një shteti që votoi për Trump me më shumë se 25 pikë përqindjeje në vitin 2020.

Konkurset ishin ndër disa sosh në të gjithë SHBA-në që ofronin të dhëna tejet me rëndwsi rreth pozicionit të elektoratit më pak se 10 javë përpara se gara për nominimin presidencial të Iowa-s të nisë me seriozitet fushatën presidenciale 2024.

Rezultatet mund të ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve midis disa demokratëve kombëtarë, të cilët janë të shqetësuar për mospopullaritetin e Presidentit Joe Biden me votuesit.

Në një deklaratë, Biden e vlerësoi rezultatin e Ohajos, duke thënë: “Sonte, amerikanët votuan edhe një herë për t’i mbrojtur liritë e tyre themelore – dhe demokracia fitoi”.

Beshear e ka mposhtur Prokurorin e Përgjithshëm të Kentakit, Daniel Cameron, i cili do të kishte qenë shefi ekzekutiv i parë me ngjyrë i shtetit të Kentakit.

Pavarësisht përkatësisë së tij partiake, Beshear ka ruajtur vlerësime të larta të miratimit, të mbështetur nga udhëheqja e tij përmes pandemisë së koronavirusit dhe fatkeqësive natyrore. Ai gjithashtu kandidoi për t’i mbrojtur të drejtat e abortit, megjithëse është i pafuqishëm për ta rrëzuar ndalimin pothuajse total të shtetit.

Në fjalimin e tij të fitores, Beshear e quajti fitoren e tij një “deklaratë të qartë se politika e inatit duhet të përfundojë pikërisht këtu dhe tani”./Reuters

Përgatiti: Nuhi Shala