Lutfi Haziri “thumbon” Kadri Veselin e Albin Kurtin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thumbuar kundërshtarët politikë duke iu referuar ndeshjes së sotme Çeki-Kosovë.

Ai ka thënë se Veseli, kryetar i PDK-së, po e “nëpërkëmbë” kombëtaren e futbollit, duke iu referuar spotit të këtij të fundit me lojëtarët e kombëtares për fushatë parazgjedhore.

Në anën tjetër, ai ka gjuajtur fjalë edhe për Albin Kurtin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për të cilën ka thënë se nuk e ka njohur kombëtaren “formalisht”.

“Kosova e Rugovës, Çekia e Havelit bash sot me 7 shtator!
Sigurisht, ai që po del nëpër spote po nëpërkëmbë e shfrytëzon, ndërsa ai tjetri ende nuk e ka njohur as formalisht!”, shkroi Haziri.

Ndeshja Kosovë-Çeki do të mbahet sot në orën 15.