Foto: Sergei Orlov

Lufta në Ukrainë: Imazhet zbulojnë shkallën e shkatërrimit në Mariupol

Shkalla e shkatërrimit në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit është zbuluar në një seri fotografish dhe imazhesh satelitore.

Zonat e banuara janë rrafshuar, një qendër tregtare është shkatërruar dhe një maternitet është sulmuar.

Qyteti port jugor ka përdorur të paktën një varr masiv për të varrosur të vdekurit, raporton BBC.

Mariupol, një qytet me rreth 400,000 banorë, i është nënshtruar ditëve të tëra bombardimesh të rënda.

Sipas nënkryetarit të këtij qyteti, Sergei Orlov, populli i tij ka mungesë të rrezikshme ushqimi dhe ujë.

“Nuk ka energji elektrike, nuk ka furnizim me ujë, nuk ka ngrohje, nuk ka sistem sanitar”, tha ai.

“Njerëzit janë të detyruar të shkrin borën për të pirë dhe të presin dru për të gatuar dhe për të mbajtur ngrohtë në temperatura nën zero” shton ai.

Mariupol është një objektiv kryesor strategjik për Rusinë. Marrja e tij do të lejonte rebelët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore të bashkojnë forcat me trupat në Krime – gadishulli jugor i aneksuar nga Rusia në 2014.

Foto: Sergei Orlov

Sot është dita e 17-të e luftës në Ukrainë.  Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./BBC

Foto: Sergei Orlov