Mirosllav Lajçak në takim me Emmanuel Bonne këshilltarin e Presidentit të Francës, Foto: Mirosllav Lajçak, Twitter

Lajçak takohet me këshilltarin e presidentit të Francës, flasin për vizitat në Prishtinë dhe Beograd

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit të Francës.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për vizitën në Prishtinë dhe Beograd.

“Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit për 🇫🇷 mbështetjen e fortë në punën time”- ka shkruar Lajçak.