Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi nesër i rikthehet seancave plenare

Kuvendi i Kosovës të enjten do të vazhdojë dy seanca plenare dhe do të mbajë një seancë të re.

Sipas një njoftimi të legjislativit, dy seancat e papërfunduara do të nisin në orën 10:30 kurse tjetra në ora 11:00.

Gjatë këtyre seancave, Kuvendi pritet të shqyrtojë sërish pesë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat nuk kanë arritur të miratohen deri më tash për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancën e re mes tjerash, do të ketë debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris si dhe debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Rendi i ditës i seancës së parë, ora 10:00:

  • Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik 2020:
  1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  2. Votimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”
  • Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 korrik 2020:
  1. Votimi i Propozim-rezolutës të parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19,
  2. Votimi i rekomandimeve të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës i  seancës së rregullt plenare, në ora 11:00:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. ​Pyetjet parlamentare,
  3. Debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris,
  4. Debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.