Albin Kurti

Kurti viziton Panairin e Librit "Prishtina 2024"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Panairin e Librit “Prishtina 2024” së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti pati mundësinë të shoh nga afër botimet e paraqitura në këtë panair i cili vlerësoi botuesit dhe autorët vendas.

Kryeministri Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët ta vizitojnë “Panairin e Librit” Prishtina 2024 para të dielës, kur edhe do të mbyllet.

Me moton “Përgjigjja është libri” është hapur më 05.06.2024, në Prishtinë edicioni i 24-të i Panairit të Librit “Prishtina 2024”.

Rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora kanë ekspozuar botimet e tyre në Pallatin e Rinisë, ku tashmë  pothuajse për çdo vit mbahet Panairi i Librit.

Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2024”, botuesit ekspozojnë mijëra tituj të rinj