Kurti thotë se ekipi menaxhues i Asociacionit e ka kryer misionin dhe funksionin e vet

Pas konferencës për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, kreu i ekzekutivit Albin Kurti ka thënë se ekipi menaxhues i Asociacionit e ka kryer misionin dhe funksionin e vet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, ka folur dhe për ekipin menaxhues që ka propozuar draft-statutin për Asociacionin.

Kurti ka thënë se ekipi menaxhues e ka përfunduar misionin dhe funksionin e vet .

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj”, ka thënë Kurti.

“Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme. Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji”, ka thënë tutje Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se pas këtij takimi do të mund të shohin cilët do të jenë hapat tjerë përpara/RTVDukagjini/.