Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Solidarnosti në Poloni dhe Pranvera shqiptare e ’81 shënojnë dy momentet e tronditjes së popujve të lindjes

Kreu i Lwvizjes Vetwvendosje Albin Kurti ka thënë se më 11 mars të 1981-ës studentët u organizuan nga mensa, konvikti, universiteti për të drejtat e shqiptarëve, për kushtetutën, për Kosovën në mënyrë që edhe ajo të ishte e barabarte përmes statusit të republikës me njësit tjera në ish – Jugosllavisë.

Kurti ka thënë se e veçanta e Demonstratave të viti 1981 është se studentët ishin të organizuar dhe të vetëdijesuar si asnjëherë më parë dhe në këtë mënyrë në emër të gjithë popullit të Kosovës kërkonin, jo vetëm thjesht liri qytetare, por edhe barazi kushtetuese me popujt tjerë dhe republikat tjera.

“Viti 1981 i Pranverës Shqiptare ka ndodhur në të njëjtin vit me Solidarnostin në Poloni. Solidarnosti në Poloni në krye më Leh Valencën dhe demonstratat e viti 1981 në Kosovë shëmojnë dy momentet e tronditjes së popujve të lindjes dhe e paralajmërojnë atë që do të ndodhë tetë vjet më vonë”, ka thënë Kurti.