Hekurudhat në Kosovë | Foto: Infrakos

Shkarkohen tre anëtarë të bordit të ‘INFRAKOS’, emërohet bordi i përkohshëm

Kabineti qeveritar ka shkarkuar tre anëtarët e bordit të ndërmarrjes publike “Infrakos”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paraqitur para Qeverisë së Kosovës për miratim shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike “INFRAKOS”.

Me kërkesën e Rizvanollit, janë shkarkuar Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhita nga bordi i kësaj ndërmarrje.

Ministrja rizvanolli tha se Qeveria e konsideron se anëtarët kanë bërë shkelje të detyrave dhe ka ngecur në kryerjen e detyrave.

“Bordi i INFRAKOS-it ka ngecur në realizimin e objektivave afariste. Qeveria konsideron se anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave fidusiare, duke mos adresuar me efikasitetin e duhur problemet me të cilat kjo ndërmarrje ballafaqohet” – ka thënë ajo.

Me kërkesën e Rizvanollit është emëruar një Bord i përkohshëm që përbëhet nga Dukagjin Kastrati kryesues, Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi, anëtarë.