Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Nuk pritet të kem takim me presidentin serb këtë muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk pritet që këtë muaj të ketë takim mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së KALLXO.com për këtë çështje, kryeministri tha se paraprakisht do të ketë takime në nivel kryenegociatorësh para takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes të dy vendeve.

“Nuk besoj që do të ketë takim shumë shpejt, që do të thotë që jo në muajin tetor, ndërmjet meje dhe presidentit të Serbisë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, z. Borrell”, theksoi Kurti.

Kurti dhe Vuçiq ishin takuar para dy javësh në Slloveni, me ndërmjetësim të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.