Kryeministri Kurti u takua me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në Maqedoninë e Veriut është takuar me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh Kryetari i Lëvizjes BESA.

Në këtë takim , sipas Zyrës së Kryeministrit, u diskutua për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenin në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti, dje ishte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, organizuar në amfiteatrin kryesor të Universitetit të Tetovës.