Foto: ZKM

Kryeministri Kurti mban konferencë për media

Albin Kurti, kryeministër i vendit ka njoftuar së në orën 15:00 së bashku me ministren për Ekonomi, Artane Rizvanolli do të mbaj konferencë për media.

Kurti tha se gjatë konferencës do të shprehin qëndrimin e tyre në lidhje me propozimin për rikthimin e bllok-tarifave për energji elektrike.

“Në orën 15:00 do të jem në një konferencë për media dhe do të shprehim qëndrimin tonë në lidhje me këtë çështje dhe do të ju përgjigjem pyetjeve tua”, tha kryeministri gjatë vizitës së tij në AKP.

Konferenca do të mbahet në kryeministri.