Kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik del nga spitali

Kryeministri i Britanisë së Madhe u lëshua nga spitali shtatë ditë pasi ishte shtruar për shkak të komplikimeve shëndetësore pasi ishte prekur nga coronavirusi.

Kryeministria ka njoftuar se Johnson do vazhdojë të rikuperohet në shtëpi dhe se nuk do të kthehet në punë menjëherë, raporton BBC.

Johnson ishte dërguar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe për 3 ditë është mbajtur në kujdes intensiv.